Lajme
Për 13 vjetë Kosova me ekonomi të paqëndrueshme
13 vjet pas pasluftës ekonomia e Kosovës vazhdon të mbetet e paqëndrueshme, me normë të lartë të papunësisë dhe pa ambient të favorshëm për biznes, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të organizatave ekonomike në vend.
Ata theksojnë se edhe studimet e fundit dëshmojnë se joformaliteti mbetet i lartë mbi 40 për qind, dhe kjo, siç shprehen ata, për arsyeje se institucionet e Kosovës nuk kanë qenë të vendosura për të vënë rregull apo formalitet në këtë mjedis.
Agron Demi, drejtor në Institutin për Studime të Avancuara, ka thënë se e tërë kjo periudhë disavjeçare, afër 13 vjet, është karakterizuar me një rritje ekonomike tejet të ulët.
Sundimi i ligjit, funksionaliteti i gjykatave ekonomike, luftimi i korrupsionit kanë mbetur ende me prioritet shumë të lartë edhe pas 13 vjetëve të pasluftës. Sipas ekspertëve të ekonomisë, të gjithë këta faktorë kanë peshë të madhe në ekonominë e Kosovës dhe do të vazhdojnë ta rëndojnë edhe më shumë atë, përderisa nuk zgjidhen.
Demi, thekson se një problem thelbësor është papunësia që edhe pas 13 vjetëve ka mbetur në nivel të lartë. Për të gjitha këto ngecje në ekonomi, sipas tij, fajtor mbesin institucionet e Kosovës.
Pas luftës së fundit, 13 vjet më parë, Kosova trashëgoi një ekonomi të dëmtuar. Problemet ekonomike në Kosovë ishin si pasojë e shumë faktorëve, pasi që Kosova ka qenë vendi më i pazhvilluar në ish-Jugosllavi, pastaj dëmet e shumta gjatë luftës së vitit 1999, mungesa e kapaciteteve, si në aspektin infrastrukturor, ashtu edhe njerëzor, mungesa e politikave për të adresuar çështjet sociale, etj.
Sidoqoftë, zhvillimi ekonomik gjatë periudhës 13-vjeçare, edhe sipas ekspertit të çështjeve ekonomike, Haki Shatri, mund të konsiderohet i dështuar. Gjatë këtyre 13 vjetëve është bërë shumë pak për zhvillimin ekonomik të vendit. Ekonomia e Kosovës, vlerëson Shatri, është ekonomia më e pazhvilluar në Evropë.
Gjatë këtyre 13 vjetëve, sipas ekspertëve, më tepër është zhvilluar një kulturë e ekonomisë së hapur të tregut, një kulturë, në të cilën është vlerësuar se do të krijohet një konkurrencë e lirë, por që edhe kjo ka mbetur një sfidë, Kosova për shkak se ende ballafaqohet me koncepte jo shumë të qarta mbi atë se çfarë dëshirojnë të kenë në ekonominë e Kosovës.
Eksperti i ekonomisë, Shatri, ka thënë se gjatë këtyre viteve institucionet e Kosovës kishin lënë anash zhvillimin ekonomik dhe prioritet kishin zhvillimet politike.
Qeveria e Kosovës ka mbyllur vitin 2011 me rritje ekonomike prej 5.3 për qind – rritje ekonomike kjo, e cila ka pamundësuar zbutjen e shkallës së papunësisë dhe varfërisë në Kosovë.
Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve mbetet ende një nga sfidat për institucionet e Kosovës./rel&albinfo/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











