Lajme
Për 13 vjet, 2 mijë të vdekur në trafik
Sipas statistikave, në Kosovë në këto 13 vjetët e fundit pothuajse çdo të tretën ditë një person humb jetën në aksident trafiku
Gjatë 13 vjetëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur më shumë se 200 mijë aksidente në trafik, të cilat kanë qenë fatale për 2 mijë persona. Po ashtu nga aksidentet e trafikut janë lënduar rreth 87 mijë kosovarë, që dëshmon se trendi i vdekeje në komunikacion ka marrë permasa tragjike.
Këto janë të dhënat zyrtare që ka Policia e Kosovës, ndërkohë që mësohet se në Kosovë aktualisht qarkullojnë 287.168 vetura, raporton “Zëri”. Sipas të njëjtave statistike. në Kosovë në këto 13 vjetët e fundit pothuajse çdo të tretën ditë një person humb jetën në aksident trafiku.
Sipas të dhënave të Policisë, nga 1732 aksidente me fatalitet në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 1979 persona. Vitet me numrin më të madh të të vdekurve rezultojnë të jenë 2006 me 178 të vdekur, 2009 me 176 të vdekur dhe 2010 me 175 të vdekur.
Shumica e aksidenteve në trafik përfundojnë në gjykatë, për shkak të mosmarrjes vesh ndërmjet palëve dhe kompanisë së sigurimit. Raportohet se rreth 6 mijë lëndë të aksidente bë trafik, janë të pazgjidhura në gjykatat kosovare.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












