Shqipëria
Për 11 muaj, 5.6 milionë turistë në Shqipëri
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në 11-mujorin e vitit 2018 është 5 646 104 duke u rritur me 16,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Sipas INSTAT, në nëntor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 108,9%, ulje kanë pasur shtetasit nga Kosova me 26,6 %.
Në 11-mujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 34,5%, transmeton “ATSH”.
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2018, është rritur me 2,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përcjell albinfo.ch.
Sipas INSTAT, në nëntor 2018 rezulton se në Shqipëri kanë hyrë 646 826 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Nga këta, rezulton se 246 678 janë shtetas të huaj. Krahasuar me nëntor 2017, ky numër është ulur me 3,7 %.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











