Kosova
Për 10 muaj Zvicra investoi në Kosovë 153.8 milionë euro
Sektorët e mbështetur ishin: projektet ekonomike, zhvillimi i demokracisë dhe kapacitete ujore.
Zvicra është një mike e madhe e shtetformimit të Kosovës, si nga ana politike, ashtu edhe nga investimet e këtij shteti në Kosovë, veçanërisht remitencat e diasporës shqiptare nga ky shtet, shkruan albinfo.ch.
Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dypalëshe, duke filluar nga çështjet sociale, mbrojtja dhe nxitja e investimeve e deri te bashkëpunimi policor e gjyqësor. Zvicra dhe Kosova takohen një herë në vit për shkëmbim mbi çështjet dypalëshe dhe politikës së jashtme.
Zvicra me gjithsej 153.8 milionë euro ka investuar për vetëm 10 muaj në Kosovë.
Sektorët, të cilat janë mbështetur nga Zvicra ishin me shumën më të madhe në: projektet ekonomike, në zhvillimin e demokracisë dhe kapacitete ujore.
Investimi i Zvicrës është gjithashtu një shenjë inkurajuese për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.
Nga ndihma e Zvicrës, më shumë se 600 mijë njerëz përfituan nga përmirësimi i qasjes në ujë të pijshëm në zonat rurale, një numër po aq i madh i qytetarëve kanë qasje në shërbime më të mira komunale, rreth 10,000 njerëz gjetën punë, dhe mbi 1 milion njerëz, që është më shumë se gjysma e gjithë popullsisë së Kosovës, kanë mundësinë të përmirësojnë shëndetin e tyre duke qenë më të informuar se si të parandalohen sëmundjet kronike etj.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









