Lajme
Për 10 muaj, 1 mijë kosovarë të diagnostikuar me kancer
Numri i qytetarëve të Kosovës të cilët po diagnostikohen me sëmundjen e kancerit po del të jetë i lartë. Këtë vit 986 raste me kancer janë trajtuar në Klinikën Universitare të Kosovës
Brenda dhjetë muajve të këtij viti, rreth 1 mijë qytetarë të Kosovës janë diagnostikuar me sëmundje malinje të kancerit. Sipas shifrave që ka nxjerrë Instituti Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rastet më të shpeshta të kancerit, janë ato të gjirit te gratë si dhe kanceri i mushkërive.
Sipas këtij instituti, 986 persona janë diagnostikuar me kancer brenda dhjetë muajve, duke e bërë alarmente këtë shifër.
“Në përgjithësi rastet janë në vartësi të patologjisë dhe prijnë rastet me kancer të gjirit tek gratë dhe kanceri i traktit gastrointestinal dhe i mushkërive vijnë në rend të dytë dhe tretë”, dekalroi për Express, drejtori i Institutit Onkologjik, Ekrem Hyseni.
Ai thotë se deri në muajin tetor të këtij viti, 217 raste të kancerit të gjirit tek femrat janë diagnostikuar në Kosovë. Drejtori i Institutit të Onkologjisë në QKUK, bënë të ditur se deri në fund të vitit numri I atyre që mund të diagnostikohen me kancer mund të arrijë deri në 1200 persona, që i bie 300 persona më shumë se sa në vitin 2015.
E pavarësisht numrit të madh të kosovarëve që janë prekur nga kjo sëmundje, Hyseni thotë se Klinika e Onkologjisë ka pasur furnizim stabil për mjekimin e tyre.
“Në përgjithësi kjo klinikë ka pasë një furnizim stabil me citostatikë duke ofruar mjekimin me kimioterapi dhe radioterapi gjatë gjithë kohës. Ky shërbim iu është ofruar edhe pacientëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe për mjekimin e kancerit të trurit kimioterapi ju është ofruar edhe për pacientët e Shqipërisë”, bënë të ditur Hyseni, sipas të cilit, nga sëmundjet malinje në Kosovë janë duke u rrezikuar edhe fëmijët.
38 fëmijë me sëmundje malinje, sipas tij, po trajtohen në klinikën e Pediatrisë.
Në repartin e Hemato-Onkologjia e Pediatrisë, klinika e Pediatrisë, që nga janari e deri në muajin tetor kanë qenë 39 raste të reja të fëmijëve që janë diagnostifikuar me leukemi akute.
Violeta Grajqevci, shefe e Repartit, ka thënë se në trajtim për momentin janë 38 raste me sëmundje malinje, por që sipas saj ka edhe raste që e kanë kryer terapinë dhe janë të rregullt në kontrolla sistematike.
Grajqevci thotë se furnizimi me barna për këtë sëmundje nga Ministrisa e Shëndetësisë është i pjesshëm.
“Furnizimi me barëra është i përsëritshëm, por neve na dalin në ndihmë “Organizatat Humanitare” për sigurimin e kimioterapisë dhe materialit harxhues”, thotë shefja e repartit të klikës së Pediatrisë. Ajo shpjegon se për momentin asnjë fëmijë nuk është duke pritur për shërim jashtë vendit.
Ndërkohë që në Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë gjithë vitit 2016, 12 fëmijë kosovarë të diagnostifikuar me sëmundje malinje kanë kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit. 9 prej tyre kanë përfituar ndihmë financiare.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












