Shqipëria
Për 1 vit, aeroporti i Rinasit fitoi 20 milionë euro
Në vitin 2018 kompania koncesionare e Rinasit ka arritur që të thyejë rekorde sa i përket fitimeve që ka arkëtuar.
Sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se Aeroporti i Tiranës ka arritur të gjenerojë vitin e shkuar 20 milionë euro fitim, 2.3 milionë euro më shumë se në vitin 2017.
Prej vitesh koncesionari i këtij aeroporti vazhdon të ketë fitime të larta, ndërsa vlerën e investimeve që ka bërë në pistën dhe terminalin e aeroportit i ka shlyer që në 4 vitet e para të koncesionit, përcjell albinfo.ch.
Qeveria shqiptare kontraktoi në vjeshtë të 2018-s kompaninë e auditimit BDO, për të bërë rishikimin ekonomik të kontratës, nga ku rezultoi se pronari i Rinasit prej vitesh ka dalë jashtë skenarit bazë të rënë dakord në fillim të marrëveshjes së koncesionit, shkruan Klan.
Të ardhurat e realizuara nga koncesionari për vitet 2004-2017 janë 120 milionë euro më të larta se në skenarin bazë të miratuar në kontratën koncesionare, po ashtu edhe fitimet neto dhe pagesat e dividentit janë dyfish më të larta.
Në projeksionet e BDO rezulton se dhe fitimi neto që shkon në xhepat e aksionerëve, dividenti, deri në vitin 2027, kohë kur përfundon kontrata me Aeroportin e Tiranës, me skenarin ekzistues arrijnë në 290 milionë euro nga 120 milionë që ishin në skenarin bazë.
Qeveria ka kërkuar të rikthejë balancën ekonomike, duke propozuar uljen e tarifave për linjat e fluturimit dhe qytetarët, por kjo nuk është pranuar nga aksionerët e koncesionit, pronarë të firmës “China Everbright”, por të regjistruar në shtetin offshore të Singaporit nën emrin Real Fortress.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro












