Lajme
Pensionet e emigrantëve shqiptarë në Belgjikë
35 mijë emigrantë shqiptarë në Bruksel kanë mundësi që brenda këtij viti t’i marrin pensionet në rast se kanë mbushur moshën e pensionimit.
Belgjika është vendi i parë me të cilën Shqipëria ka tashmë një marrëveshje për njohjen e pensioneve.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha për mediat e Tiranës se marrëveshje të tilla me shtetet kanë kosto të lartë, por në Belgjikë jetojnë më shumë emigrantë shqiptarë sesa belgë në Shqipëri, ku ka pak të tillë.
Shtetet fqinje që kanë pjesën më dërmuese të emigrantëve shqiptarë janë Greqia dhe Italia.
Për shkak të situatës financiare, këto vende kanë refuzuar të kenë një marrëveshje me palën shqiptare.
Marrëveshjet bilaterale në këtë rast bëjnë që emigrantët shqiptarë pasi plotësojnë vitet e punës të kenë mundësi të marrin pensionet në këto shtete ku punojnë.
Tentativat janë dhe me Luksemburgun, që sipas autoriteteve të Shqipërisë mund të arrihet një marrëveshje së shpejti.
Ndërsa në vendet që janë jashtë BE-së,Turqia është më optimiste për bashkëpunim, por dhe Kanadaja ka dhënë sinjale pozitive për një marrëveshje të tillë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











