Lajme
Pengmarrje në Stamboll, personi i armatosur kërcënon me jetë punonjësit në një kompani amerikane
Një person i armatosur ka marrë peng të paktën 7 punonjës në kompaninë amerikane Procter & Gamble në Stamboll.
Sipas mediave turke, pengmarrja ka ndodhur si reagim ndaj operacionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës dhe mbështetjes nga administrata amerikane. Ajo dyshohet të ketë nisur rreth orës 15:00 me atë lokale, kur personi i armatosur dhe ende i paidentifikuar ka hyrë me armë në dorë në godinën kryesore të kompanisë.
Pamjet e publikuara nga mediat turke tregojnë makinat e policisë, të cilat kanë bllokuar hyrjen e kompanisë ku po mbahen peng punonjësit.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Guvernatori i rajonit, Seddar Yavuz, ndërsa forcat e policisë po negociojnë me pengmarrësin për t’u dorëzuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












