Shkurt.ch
“Pendohet” plaçkitësi i bankës
Përveç se i është vetëdorëzuar policisë, hajni ka kthyer edhe një pjesë të parave të plaçkitura
Dy javë pas plaçkitjes që ka bërë në një bankë në Moutier të kantonit të Bernës, hajni i “penduar” i është dorëzuar vullnetarisht policisë. Bëhet fjalë për një francez 48 vjeçar, i cili, pa u detyruar nga askush është paraqitur në polici dhe ka pranuar se ka qenë autor i sulmit të bërë në mesin e muajit tetor.
Ai me këtë rast edhe ka dorëzuar një pjesë të shumës së plaçkitur.
Prokuroria regjionale në një komunikatë të saj njofton më tutje se personi në fjalë dyshohet edhe për disa sulme tjera, të kryera në fillim të këtij viti, në Biel-Bienne dhe në Delemont.
Kundër tij ishte nisur një fletarrest ndërkombëtar. Kjo me siguri ia ka vështirësuar jetën në ilegalitet dhe e ka shtyrë të dorëzohet.
Policia Kantonale e Bernës po e mban në arrest personin e vetëdorëzuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












