Shqipëria

Peleshi për rastin e Gramshit: Ka dyshime për spiunazh

Peleshi tha se janë të gjitha kushtet për të dyshuar se në sulmin e ndodhur në Gramsh për të dyshuar për spiunazh.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur për rastin e mbrëmshëm të sulmit nga dy shtetas rusë dhe një shtetas i Ukrainës ndaj bazës ushtatake në Gramsh, përcjell Albinfo.ch.

Në një deklaratë për media nga QSUT, ku vizitoi 2 ushtarakët e lënduar një ditë më parë, Peleshi tha se janë të gjitha kushtet për të dyshuar se në sulmin e ndodhur në Gramsh bëhet fjalë për spiunazh.

Ai theksoi se ngjarja duhet vlerësuar me kujdes në kontekstin rajonal dhe gjeopolitik, nisur nga situata e sotme në botë dhe pozicioni i Rusisë.

Sipas ministrit Peleshi, fakti që është reaguar dhunshëm ndaj një ushtaraku që ruante një objekt ushtarak, do ta bëjë ngjarjen të ndiqet dhe të hetohet me seriozitet./Albinfo.ch