Shqipëria
Frutat e perimet nga Shqipëria më të kërkuarat në rajon
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka vizituar disa ferma dhe pika grumbullimi në zonën e Lushnjës dhe të Divjakës.
Ai është ndalur veçanërisht në një kompani, e cila është lider përsa i përket eksportit të produkteve bujqësore, me një eksperiencë 12 vjeçare në tregun shqiptar.
“Prodhimet bujqësore shqiptare sot gjenden në vendet e Bashkimit Europian, në Suedi, në Çeki, në Itali, në Rumani, Bullgari, Greqi, Zvicër dhe shumë vende të tjera”, tha ai.
Tutje ministri Peleshi është shprehur se ky vit është një nga më të mira të bujqësisë shqiptare përsa i përket prodhimit të fruta–perimeve dhe veçanërisht të eksportit tyre.
“Këto produkte tërhiqen dhe kërkohen për vetë faktin, pasi janë prodhime të garantuara, të një cilësie të lartë dhe ajo që është më e rëndësishme të pastra biologjikisht”, theksoi ministri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












