Lajme
Pekini ka më shumë miliarderë se çdo qytet tjetër
Pekini ka më shumë miliarderë se secili qytet tjetër në botë, sipas listës vjetore të përpiluar nga revista Forbes.
Kryeqyteti kinez ka shtuar 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani është nikoqir i 100 të tillëve, ka thënë revista.
Ky qytet ka mposhtur Nju-Jorkun me rezultat të ngushtë, pasi ky i fundit ka 99 miliarderë në territorin e vet dhe ka mbajtur pozitën e parë në shtatë vjetët e fundit.
Ndalja e shpejtë e koronavirusit në Kinë dhe rritja e kompanive të teknologjisë ka ndihmuar në këtë rritje.
Mirëpo, pavarësisht pse Pekini ka më shumë miliarderë, shuma e pasurisë së miliarderëve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë për 80 miliardë dollarë më e lartë sesa e atyre që janë në Pekin.
Banori më i pasur i kryeqytetit kinez është Zhang Yiming, themelues i aplikacionit TikTok dhe shef ekzekutiv i kompanisë simotër ByteDance.
Pasuria e tij është dyfishuar dhe tani ka arritur në 35.6 miliardë dollarë.
Në krahasim me të, banori më i pasur i Nju-Jorkut, ish-kryetari i këtij qyteti, Michael Bloomberg, ka pasuri prej 59 miliardë dollarëve.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











