Lajme
Pedofilizmi në rritje
Në vitin 2015, Policia e Kosovës ka arrestuar 34 persona nën dyshimin për pedofilizëm. Kjo kategori ka shënuar rritje vitin e fundit
Numri i pedofilëve ka shënuar rritje në Kosovë gjatë periudhës së fundit. Policia e Kosovës njofton se brenda një viti ka marrë informacione dhe ka arrestuar, 34 persona të dyshuar për abuzim seksual më fëmijë. Këto arte më pas i dërgohen prokurorisë, e cila tregohet shumë rigoroze me ketë kategori njerëzish.
“Krahasuar me vitet e kaluara Policia e Kosovës ka bërë të ditur se abuzimi me fëmijë nga persona të rritur qe ndryshe njihet edhe si “pedofilizëm”në vitin 2015 ka shënuar 34 raste. Ndërkaq në vitin 2014 kanë qenë 30 raste, që po ashtu në krahasuar me vitin 2013 ka rritje, sepse në këtë vit kanë ndodhur gjithsejtë 27 raste”, raporton TCH.
Daut Hoxha, nga Policia e Kosovës ka shpjeguar mënyrën se si policia iu qaset këtyre rasteve që sipas Hoxhës, janë më specifike dhe duan kujdes më të shtuar për shkak të ndjeshmërisë së tyre. Ai tha se policia vepron menjëherë pas informatave, ndërsa në shumë raste bashkëpunon edhe me institucionet tjera, në mënyrë që rasti të jetë i kompletuar për rastin e drejtësisë.
Sociologu Besnik Boletini, e konsideron pedofilinë si dukuri devijante dhe shumë shqetësuese që ka trend të rritjes në Kosovë. Ai tha se në shumë raste, viktimat kanë lidhje farefisnore me abuzuesin dhe heshtën si raste. Ai iu bëri thirre qytetarëve që t’i raportojnë rastet e tilla.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










