Lajme
PDK-ja zotohet se në kohë rekorde do të formojë qeverinë e re
Në bazë të deklaratave të zyrtarëve të lartë të PDK-së, partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, pas rivotimit në Mitrovicë, më 23 janar, në kohë rekorde do të formojnë qeverinë e re, të përbërë nga apo më shumë subjekte politike shqiptare dhe pakicat.
PDK-ja është e bindur se do të dalë edhe më e fuqishme nga ripërsëritja e zgjedhjeve, jo vetëm në komunat e Drenicës, por edhe në Mitrovicë. Kërkesën e partive tjera për zgjedhje të reja, për shkak të përsëritjes së votimeve në disa komuna, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi e quan logjikë të Shqipërisë, e që sipas tij nënkupton “ata që i humbin zgjedhjet, kërkojnë të reja”.
Edhe përkundur përsëritjes së zgjedhjeve në disa komuna për shkak të keqpërdorimeve të shumta me vota dhe pretendimeve të partive tjera se procesi zgjedhor ka degraduar, Kuçi ka thënë se zgjedhjet e 12 dhjetorit i kanë plotësuar të gjitha standardet e kërkuara demokratike. Sipas tij, nga këto zgjedhje PDK-së vetëm sa i është rritur edhe më shumë legjitimiteti.
Kuçi ka thënë se kjo parti do ta bëjë shumë shpejt koalicionin. “Nuk e kemi shumë problem që t’i sigurojmë numrat për ta bërë koalicionin”. Sipas Kuçit, asnjë parti nuk ka vija të kuqe, ndërsa do t’i bëjnë ofertë atyre partive politike që presin përgjigje pozitive.Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi gjatë një konference për media, të hënën, duke folur për krijimin e qeverisë së re, Krasniqi tha se ata do të presin përfundimin e procesit zgjedhor sepse tash do të ketë rivotim edhe në komunën e Mitrovicës.
“Padyshim se do të presim edhe në komunën e Mitrovicës të hiqen dyshimet dhe shqetësimet që mund t’i ketë dikush, në mënyrë që të kemi rezultatet përfundimtar të certifikuara dhe pastaj do të binden të gjithë që do të ketë një qeveri të re për një kohë rekorde. Problemi më i vogël që e ka PDK-ja është t’i bëjë numrat në Kuvendin e Kosovës për të krijuar Qeverinë e re”, ka thënë Krasniqi.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












