Lajme

Pavarësia e tremb Bankën Evropiane për Investime (BIE)

Mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së nuk po e viktimizojnë Kosovën vetëm në aspektin politik, por edhe në atë të investimeve evropiane.

Ka disa vjet që Kosova, për shkak të neutralitetit të BEsë karshi statusit të Kosovës, nuk lejon dhënien e kredive të Bankës Evropiane për Investime, pasi nuk pranon që për këtë të negociohet direkt me institucionet e Kosovës.

Gazeta “Zëri” ka marrë vesh për katër projekte madhore në vlerë disa dhjetëra milionë euro që prej shpalljes së pavarësisë nuk realizohen për shkak të qëndrimit neutral të BE-së përballë statusit të Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj banke për vendet e Ballkanit Perëndimor, Marco Santarelli, në e-mailin e dërguar gazetës, që në fillim ka përkujtuar se vendi ynë, sipas politikave evropiane, trajtohet në kuadër të Rezolutës së OKB-së 1244.

I njëjti e konfirmon ekzistimin e këtij problemi dhe sqaron se vendet që nuk janë anëtare duhet që çdo përfitim ta kenë në kuadër të Marrëveshjeve Kornizë, të cilat paraprakisht duhet të jenë të nënshkruara mes shtetit përfitues dhe Bankës Evropiane për Investime.

Santarelli kujton se Marrëveshja Kornizë për Kosovën ishte nënshkruar në vitin 2005 nga UNMIK-u pas aprovimit që e kishte marrë edhe nga shefi i UNMIK-it i asaj kohe.