Lajme

Patrullime të përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri

Policia e Kosovës do të patrullojë që nga sot edhe në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes për patrullim të përbashkët gjatë sezonit turistik, kur fluksi është i madh i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar

Policia e Kosovës përtej kufijve të Kosovës nuk ka kompetenca ekzekutive, por janë vetëm në asistencë të kolegëve nga Shqipëria.

“Policia e Kosovës është në asistencë, në ndihmesë të Policisë së Shqipërisë, ku bashkë do të patrullojnë në akset rrugorë në Vermicë deri në brendi të Shqipërisë. Policia e Kosovës asiston, nuk ka kompetenca ekzekutive, por  polici i Kosovës të gjitha shkeljet të kodit rrugore që i has ai duhet t’i identifikojë, shënojë dhe ua dorëzon kolegëve të tyre të Shqipërisë, dhe pastaj ata ndjekin rregullat e zakonshme”, ka thënë për mediat e Kosovës, drejtori i divizionit të Policisë Rrugore të Kosovës, Sheremet Ahmeti.

Ndërsa nga pala shqiptare thonë se ky bashkëpunim krijon lehtësira administrative për pushuesit kosovarë në Shqipëri.

Policia e Kosovës do të qëndroj në Shqipëri për dy muaj.