Lajme
Patrik Haziri, “Bachelor”-i i ri në Zvicër
Zvicra tashmë e ka përzgjedhur “Bachelor”-in e ri. Sipas informacioneve të mediave zvicerane ai do të jetë 29 vjeçari shqiptar, Patrik Haziri
“Kavalieri” i trëndafilave do të këtë “nderin” të jetë protagonist i emisionit “Der Bachelor” në Zvicër, i cili transmetohet në televizionin zviceran “3+”, përcjell albinfo.ch.
Patriku pritet të njihet me një numër të madh femrash, me të cilat do të përjetojë eksperienca të ndryshme dashurie, ndërsa çdo javë do të largojë një femër nga shtëpia. Në fund, vajza e mbetur, e cila do të pranojë edhe trëndafilin e fundit, do të jetë edhe vajza fatlume, me të cilën Patriku mund të nisë edhe lidhjen e dashurisë. Kjo është një platformë e njohur e emisioneve që ndiqet nga miliona shikues nëpër gjithë Evropën, njofton albinfo.ch.
“Kavalieri” i trëndafilave, një biznesmen i suksesshëm
Patriku është nga Cyrihu dhe punon në administrimin e bizneseve familjare. Familja e tij, e cila vjen nga Bujanoci, merret me furra, restorante dhe hotele në qytete të ndryshme të Zvicrës. Ndërkohë, ata kanë edhe mbi dhjetë kioske nëpër Zvicër për shitjen e kifleve “Brezel” dhe qebabëve.
Ndonëse të gjitha mediat zvicerane kanë shkruan për përzgjedhjen e Patrikut, megjithatë televizioni “3+” ende nuk e ka konfirmuar.
Edicioni i ri “Der Bachelor” në Zvicër pritet të fillojë në mesin e muajt tetor.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












