Jeta në Zvicër
Pasaportat zvicerane: Nga 1 janari 2019, do të shihet data e lindjes
Që nga viti 2019, në pasaportat e shtetasve zviceranë, data e lindjes së të cilëve është e panjohur, do të shënohet data e 1 janarit. Departamenti Federal zviceran i Drejtësisë dhe Policisë (DFJP) siguron përgjigje të shpejtë dhe pragmatike për qytetarët e interesuar, ndonjëherë të shqetësuar kur udhëtojnë.
Shpeshherë është e domosdoshme të jepet një datë e saktë e lindjes, për shembull për një biletë avioni apo rezervim të një dhomë hoteli online, informon Albinfo.ch.
Por deri më tani, në pasaportat e shtetasve zviceranë, data e saktë e lindjes e të cilëve ka qenë zyrtarisht e panjohur, ose nuk ka mundur të verifikohet, është shënuar vetëm viti i lindjes. Dita dhe muaji i lindjes zëvendësoheshin me numrin 0, shkruan albinfo.ch.
Kjo ka mundur t`i sjellë në situata të pakëndshme dhe të paraqesë pengesë të madhe shtetasit e prekur zviceranë, veçanërisht gjatë udhëtimit jashtë vendit ose gjatë kontrollit nga organe të caktuara, njofton Albinfo.ch. Për të eliminuar këtë paragjykim, DFJP-ja ndryshoi urdhrin për dokumentet e identitetit të shtetasve zviceranë.
Nga ky fenomen janë të prekur rreth 800 qytetarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












