Lajme
Pasaportat serbe rrezik për ekstradim në Serbi
“Qytetarët me pasaporta të Kosovës, do ta gëzojnë mbrojtjen e shtetit të tyre kudo që gjenden në vendet e tjera"
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës zotohen se janë të përkushtuar që t’ju dalin në ndihmë qytetarëve kosovarë, të cilët janë të dënuar në burgjet e shteteve të ndryshme evropiane, transmeton Radio Evropa e Lirë. Mirëpo, kjo nuk vlen për të burgosurit, të cilët gjenden në burgjet e shtetit serb, për shkak të raporteve aktuale ndërmjet dy vendeve.Ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë të hënën se të gjithë qytetarët e kosovarë, që kanë nënshtetësinë e Kosovës, do të mbrohen nga institucionet e vendit.
“Qytetarët e Kosovës që kanë pasaportën e Kosovës, që kanë shtetësinë e Kosovës, do ta gëzojnë mbrojtjen e Republikës së Kosovës kudo që gjenden në vendet e tjera. Do të jemi të kujdesshëm që ata të mos ekstradohen në asnjë vend, po në veçanti do të thosha në Serbi ku kryekëput aktakuzat e tyre janë me motive politike”, ka deklaruar Kuçi.Nga fletë-arrestet që Serbia i ka lëshuar nëpër botë, nëpërmjet Interpolit dhe Europolit, kanë rënë viktimë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës.Madje, disa qytetarë kosovarë edhe më tej vazhdojnë të qëndrojnë në burgjet serbe.Shemsi Nuhiu, një qytetar nga komuna e Gjilanit, i cili ishte arrestuar në Zvicër në bazë të një urdhër-arresti serb, në muajin mars ishte ekstraduar në Serbi.Për shkak të arratisë, Nuhiu në Serbi ishte gjykuar në mungesë, nën akuzat se ai dhe 16 pjesëtarë të tjerë të “Grupit të Gjilanit” kanë kryer krime lufte kundër civilëve serbë në Gjilan.
Nuhiu ishte arrestuar në Zvicër para një viti, ndërsa vendimi i Gjykatës Federale zvicerane për ekstradimin e tij kishte hyrë në fuqi më 7 mars.
Nga ana tjetër, Ismet Salihu, profesor i së Drejtës Penale në Universitetin e Prishtinës, ka sqaruar se qytetarët, të cilët kanë pasaportë të shtetit serb dhe janë të dënuar në një shtet evropian, mund të ekstradohen në Serbi pasi që pasaporta tregon shtetësinë e një qytetari.Në rastet kur një qytetar ka dy shtetësi sikur serbët që mund të kenë shtetësinë edhe të Kosovës edhe të Serbisë dhe kërkohet nga Serbia, atëherë vetë shteti, i cili vendos për ekstradim për dorëzim, vendos se cilit shtet do t’ia dorëzojë…
“Në rastet kur një qytetar ka dy shtetësi sikur serbët që mund të kenë shtetësinë edhe të Kosovës edhe të Serbisë dhe kërkohet nga Serbia, atëherë vetë shteti, i cili vendos për ekstradim për dorëzim, vendos se cilit shtet do t’ia dorëzojë – Kosovës apo Serbisë. Por, këtu në këtë rast, duhet të merret parasysh edhe vendbanimi, vendqëndrimi, ku e ka familjen etj”, ka thënë Salihu për Radio Evropa e Lirë.
Për shkak të mosanëtarësimit në Interpol, Kosova nuk mund të kërkojë shfuqizimin e fletarrestimeve të lëshuara nga Serbia, të cilat i konsideron politike.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












