Lajme
Pasaportat më të fuqishme në botë, ku renditet Zvicra
Me pasaportën zvicerane mund të udhëtoni në 187 vende pa pasur nevojë për vizë
Hendeku në lirinë e udhëtimit është më i madhi në dekada dhe pabarazitë në aksesin e vaksinimit midis vendeve mund ta përkeqësojnë situatën edhe më keq, thotë një raport i ri.
Indeksi i Pasaportave Henley, i cili ka monitoruar rregullisht pasaportat më miqësore në botë që nga viti 2006, ka lëshuar renditjen dhe analizën e tij më të fundit.
Meqenëse indeksi nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme, Japonia është edhe një herë në krye të listës, me pasaportën e saj që ofron hyrje pa viza ose viza në mbërritje në 193 destinacione nëpër botë, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Me pasaportën zvicerane mund të udhëtoni në 187 vende pa pasur nevojë për vizë.
Pasaportat më të fuqishme në botë:
Japonia (193 destinacione)
Singapori (192)
Gjermania, Koreja e Jugut (191)
Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja (190)
Austri, Danimarkë (189)
Franca, Irlanda, Holanda, Portugalia, Suedia (188)
Belgjika, Zelanda e Re, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (187)
Republika Çeke, Greqia, Malta, Norvegjia (186)
Australia, Kanada (185)
Hungaria, Lituania, Polonia, Sllovakia (183)
Pasaportat më pak të fuqishme në botë:
Koreja e Veriut (39 destinacione)
Nepal (38)
Territoret palestineze (37)
Somali (34)
Jemen (33)
Pakistan (32)
Siria (29)
Irak (28)
Afganistan (26)
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












