Tematike
Pasaporta zvicerane të fitohet me lindje?
Politikanë të ndryshëm druajnë se një lehtësim i tillë i marrjes së pasaportës zvicerane do të nxiste të ashtuquajturin “turizëm të shtatzënësisë”, fenomen tashmë i pranishëm në SHBA

Partia Socialdemokrate e Zvicrës është duke shqyrtuar mundësinë e nisjes së një iniciative për natyralizimin e lehtësuar të të huajve, gjegjësisht për fitimin e shtetësisë së këtushme me lindje.
Sipas deputetit nacional nga kjo parti, Cedric Wermuth, pengesat për të fituar shtetësinë zvicerane sot janë tepër të larta. Për këtë arsye ai, siç shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag” e ka përpunuar bashkë me të tjerë një projekt iniciative. Sipas këtij projekti, fëmijët që do të linden në Zvicër duhet të kenë të drejtë që automatikisht të marrin pasaportën zvicerane. Pika tjetër parasheh që kush ka jetuar së paku 5 vjet në Zvicër deri në moshën 18 vjeçare po ashtu të marrë shtetësinë e këtushme në mënyrë automatike. Më tutje, kantonet dhe komunat në të ardhmen nuk do të kishin kompetenca për natyralizimin e të huajve por kjo kompetencë do t`i takonte ekskluzivisht federatës.
“Sot në Zvicër jetojnë më shumë se 1.8 milion të huaj, që është një e katërta e gjithë popullatës. Ata punojnë këtu, paguajnë tatime dhe megjithëkëtë nuk i gëzojnë të drejtat që lidhen me shtetësinë. Ky është një absurd që me çdo kusht duhet të ndryshohet”” shprehet Wemuth.
Mirëpo politikanë të tjerë druajnë se një lehtësim i tillë i marrjes së pasaportës zvicerane do të nxiste të ashtuquajturin “turizëm të shtatzënësisë”, fenomen tashmë i pranishëm në SHBA. Mijëra femra me shtatzëni të avancuar, siç dihet udhëtojnë brenda vitit në SHBA si turiste, për të realizuar lindjen e fëmijës në ndonjë klinikë amerikane. Me atë rast, fëmija i lindur në territorin amerikan fiton edhe shtetësinë amerikane, e drejtë kjo që e garanton kushtetuta e atjeshme.
Deputeti nacional nga SVP/UDC Alfred Heer, duke kundërshtuar një ide të tillë thotë: “Në rast se iniciativa do të fitonte, azilkërkuesit do të vinin në Zvicër për të lindur këtu fëmijët e tyre, të cilët do të breheshin automatikisht shtetas zviceranë”.
Kritika ka ngjallur edhe ideja që komunave dhe kantoneve tu hiqet kompetenca e natyralizimit të të huajve. Kryetari i FDP-së, Philipp Müller thotë se kjo bie në kundërshtim me rregullimin federal të shtetit të Zvicrës. Ndërsa Heer i SVP-së thotë se “në komuna njihen më mirë personat që kërkojnë natyralizimin dhe njerëzit atje e dinë më mirë nëse ata janë të integruar ose jo.
Më 21 qershor do të dihet nëse iniciativa do të pranohet për tu votuar ose jo. Kryesia e SP/PS do të diskutojë atë ditë nëse ajo, që bën pjesë në mesin e 10 projekteve për iniciativa do të pranohet.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri