Bota
Pasaporta turke, nëse investoni 3 milionë në Turqi
Turqia do të mundësojë shtetësinë për ata që investojnë në vend, ose ata që vendosin për të blerë një pronë me vlerë. Qeveria turke ka shpallur këtë vendim në Gazetën Zyrtare me qëllim të forcimit të ekonomisë së përkeqësuar.
Pasaportën mund ta marrin të huajt nëse blejnë prona në Turqi, me vlerë të paktën një milion dollarë amerikanë, të investojnë dy milionë dollarë, ose të deponojnë në llogarinë bankare bashkangjitur tre milionë dollarë, sipas Gazetës Zyrtare të qeverisë në Ankara.
Ky njoftim vjen nga qeveria i nxitur nga vështirësitë me të cilat po përballet vendi për shkak të rënies së ndjeshme të lirës turke.
Një lëvizje të ngjashme javën e kaluar e ka bërë kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke thënë se refugjatët sirianë dhe irakianë, të aftë që të punojnë në mënyrë të paligjshme, do të mund të marrin shtetësinë, nëse ata kalojnë kontrollet e sigurisë.
BE-ja i kërkon Turqisë që refugjatëve nga Siria t’ua bëjë të lehtë gjetjen e punës në vendin e tyre, e cila teorikisht do t’i zvogëlonte gjasat e arritjes së tyre në Evropë.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












