Koronavirusi: çast pas çasti
Pasaporta e vaksinës, ku do të kërkohet në Britani
Baret dhe restorantet nuk do të kërkojnë certifikata të vaksinave kur të rihapen dhe skema e pasaportës së imunizimit nuk do të diskriminojë njerëzit që nuk janë vaksinuar, sipas ministrit britanik të vaksinës, Nadhim Zahawi.
Hapi i dytë i daljes nga karantina në Britani do të jetë rihapja e bareve dhe dyqaneve javën e ardhshme, ndërsa rihapja e qendrave të mipkritjes në ambiente të brendshme do të ndodhë në hapin e tretë, në maj.
“Në hapin e dytë, që po vjen së shpejti dhe në të tretin nuk do të ketë asnjë çështje në lidhje me baret dhe restorantet mbi certifikatat e vaksinave”, tha Zahawi, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, do të jetë çështje përgjegjësie duke parë se si sillet virusi, sipas ministrit, që shton se do të shihet se si vendet e tjera do të përdorin teknologjinë për të kontrolluar virusin.
Ai shtoi se skema e certifikatës mbi statusin e Covid në Britani nuk do të diskriminojë njerëzit që nuk janë vaksinuar. “Nuk do të ketë një situatë ku qeveria ta lejojë këtë gjë”, tha Zahawi, duke shtuar se kushdo mund të bëjë një test.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











