Shkurt.ch
Pasagjerët marrin peng ekipazhin e aeroplanit
Ekipi i aeroplanit Airbus A330-200 të premten e kaluar duhej të fluturonte nga Melburni (Australi) në Pekin (Kinë). Për shkak të motit me mjegull ai u detyrua të aterronte në Shangai. Vetëm pas aterrimit bëhet njoftimi nga kabina se piloti ishte detyruar ta anashkalonte Pekinin.
Sapo të përmirësohej moti, fluturimi do të vazhdonte për në destinim. Me këtë rast pasagjerëve u ishte lënë mundësia të flinin në hotel. Por, ata nuk i besuan stafit të aeroplanit. Kur dolën jashtë, shpërtheu mllefi tyre. Dhe viktimë ishte stafi i aeroplanit. I rrethuan ata dhe i mbajtën rreth gjashtë orë peng.
Në mesin e “pengmarrësve” kishte pasagjerë kinezë dhe australianë.
Siç shkruan gazeta “Brisbane Times” nëpunësit e kompanisë Jetstar, organizatore e fluturimit, bashkë me disa nga udhëtarët njoftuan policinë e cila e përfundoi këtë pengmarrje jo të zakonshme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












