Bota
Pas Zvicrës, edhe Holanda dëbon katër agjentë rusë, ishin hakerë
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe sekretari gjenerali Stoltenberg, i cili, vëri në dukje drejtpërsëdrejti Rusinë për sulmin dhe shtoi se “vendi rus duhet të ndalojë sjelljet e pamatura”.
Hakerët rusë duhet të kenë tentuar të sulmojnë Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë të Holandës. Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndent dëbimin e katër rusëve, shkruan faz.net.
“Bëhet fjalë për katër agjentë rusë, të cilën kanë tentuar të sulmojnë Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike”, tha mes tjerash ministri i Brendshëm holandez, Ank Bijleveld. Por shërbimet holandeze e kanë kuptuar planin e tyre për t’u futur në sistemin dhe rrjetin e kompjuterëve të organizatës.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe sekretari gjenerali Stoltenberg, i cili vuri në dukje drejtpërsëdrejti Rusinë për sulmin dhe shtoi se “vendi rus duhet të ndalojë sjelljet e pamatura”.
Rusia prej kohësh ka në fokus organizatat për ndalimin e armëve kimike. Ngjashëm, dy spiunë rusë janë arrestuar gjatë pranverës në një laborator kimik në Zvicër dhe më pas janë dëbuar për në vendlindje. Të dy rusët kanë dashur të futen në laboratorin e qytetit Spiez, përcjell albinfo.ch. Këtë sulm mediat perëndimore e paraqiten se “as Zvicra neutrale nuk është e qetë nga sulmet ruse”.
Britania sot e akuzoi inteligjencën ushtarake ruse për një mori sulmesh kibernetike, me qëllim dëmtimin e institucioneve të rëndësishme perëndimore. Një raport për sigurinë kombëtare të Britanisë konstatoi se Agjencia e Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) është “agresore shkatërruese kibernetike”, që përdor një rrjet hakerimi për të përhapur mosmarrëveshje dhe konfuzion në gjithë botën.
Rusia hë për hë i ka hedhur poshtë akuzat.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











