Bota
Pas Zvicrës edhe Gjermania vuan nga i nxehti dhe thatësira
Sipas një ankete gjermane, thuajse çdo i dyti banor atje vuan nga i nxheti.
Edhe një gradë dhe Gjermania regjistron temperaturën më të lartë rekord! Në Bernburg (Sachsen-Anhalt) termometri ka shënuar 39,3 gradë, shkruan bild.de. Meteorologët gjermanë e shohin si të mundshme tejkalimin e 40 gradëve, përcjell albinfo.ch.
Temperatuart rekord dhe thatësirat e tejzgjatura në Zvicër dhe Gjermani kanë sjell gjendje të jashtëzakonshme, kryesisht te fermerët. Këta të fundit kërkojnë qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës, ndërsa rajonet veriore dhe ato lindore po përballen me thatësirën e madhe.
Disa nga zonat më të prekura nuk kanë regjistruar asnjë reshje shiu që nga prilli, ndërkohë që e marta parashikohet të jetë dita më e nxehtë e regjistruar deri më tani, me kushtet e motit që nuk duket se do të përmirësohen edhe në ditët në vijim.
Fermerët e prekur më rëndë nga kushtet e motit kanë kërkuar kompensim, pasi thonë se 30 për qind e të korrave të tyre të përvitshme janë shkatërruar dhe humbjet po kërcënojnë mënyrën e tyre të jetesës.
Rreziku bëhet edhe më i madh nëse moti ekstrem do vijojë edhe ditët e ardhshme. Në shumë zona si pasojë e thatësirës, mund të shpërthejnë edhe zjarre të shumta, që tashmë përveç dëmeve te fermerët mund të sjellnin edhe dëmë tjera. Sipas një ankete gjermane, thuajse çdo i dyti banor atje vuan nga i nxheti.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











