Lajme
Pas vdekjes së mysafires nga Kosova, “sociali” nuk paguan trajtimin e saj mjekësor
Familjes mikpritëse, (bijës së të ndjerës) përveç pikëllimit, i kishte mbetur një faturë spitali prej 34 mijë frangash për ta paguar
Një turisteje kosovare në Zvicër i është dashur të shkojë papritur në spital gjatë qëndrimit të saj në Freiamt (Kantoni Aargau. Më pas ajo ka vdekur në spital, transmeton albinfo.ch. E bija e saj dhe spitali kanë bërë përpjekje për të siguruar financimin e kostove të trajtimit, duke menduar se Zyra e mirëqenies sociale në Villmergen duhet të paguante.
Por Gjykata e Lartë Federale ka vendosur në favor të komunës së Villmergenit: Shërbimi social i kësaj komune nuk duhet të paguajë për shpenzimet e trajtimit shëndetësor të kosovares.
Rasti ka ndodhur katër vite më parë, kur kosovares 80-vjeçare i ishte dashur të shtrohej në spital pasi kishte pësuar një goditje në tru teksa ndodhej për vizitë te vajza e saj, në Villmergen për Krishtlindje. Tetë ditë më vonë ajo vdiq si pasojë e sulmit në fjalë. Familjes mikpritëse, përveç pikëllimit, i kishte mbetur një faturë spitali prej 34 mijë frangash për ta paguar.
Pas një mosmarrëveshjeje ligjore katërvjeçare, Gjykata e Lartë Federale tani ka vendosur se kush duhet ta paguajë këtë shumë, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Si spitali ashtu edhe vajza donin që zyra e mirëqenies sociale në Villmerg të paguante për shumën – por pa sukses. Për ndihmë urgjente, personi i prekur duhet të jetë ende gjallë, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, duke qenë se e bija e të ndjerës nuk kishte deklaruar kurrë se ishte në një situatë emergjente, ajo nuk kishte të drejtë për përfitime sociale.
Spitali gjithashtu nuk është i autorizuar të mbulojë shpenzimet, pasi nuk ka respektuar afatet e nevojshme gjatë paraqitjes së ankesës. Kështu, sipas vendimit të Gjykatës Federale, hidhet poshtë ankesa e vajzës së të ndjerës ashtu si dhe e spitalit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














