Lajme
Deklarohen LVV dhe LDK: Nesër, takim me ambasadorët e QUINT-it
Pas takimit të sotëm të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, e që rezultoi i pasuksesshëm, LVV dhe LDK kanë dalë me komunikata zyrtare për media.
Në deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se në takimin e sotëm nuk është arritur marrëveshja.
LVV thotë se edhe nesër dy subjektet politike do të zhvillojnë një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja”.
“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në deklaratën e LVV-së.
Ndërsa, LDK thotë se në takim kanë shpalosur qëndrimet e tyre tashmë të njohura për opinionin.
“Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”, thuhet në deklaratën e LDK-së.
LVV përkujton se kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











