Lajme
Pas sulmit në Vjenë: Burgosen edhe dy persona të tjerë
Pas sulmit në Vjenë: Burgosen edhe dy persona të tjerë
Në lidhje me sulmin terrorist në qendër të Vjenës, në të cilin katër persona u qëlluan nga një vrasës të hënën në mbrëmje, Gjykata Rajonale për Çështje Penale të dielën ndaloi edhe dy persona të tjerë në paraburgim. Ata janë të moshës 21 dhe 23 dhe dyshohet se kanë qenë bashkëpunues i sulmuesit të natës së 2 nëntorit, tha zëdhënësi i gjykatës Christian Salzborn, shkruan krone.at.
Aktualisht në paraburgim janë 10 persona të moshës 16 -24vjeçarë, përcjell Albinfo Austria.
Në mes të arrestuarve është edhe shoqëruesi i sulmuesit, ku në vitin 2018 tentuan së bashku nga Turqia të udhëtojnë për në Siri për t’u bashkangjitur grupeve të IS-së. Shoqëruesi i sulmuesit të Vjenës në atë kohë ishte vetëm 16 vjeçar.
Sidoqoftë, para se të udhëtonin për në Siri, të dy u ndaluan në Turqi dhe u vendosën për një kohë të gjatë në paraburgim para se të ktheheshin në Austri. Në Austri ata u dënuan me 22 muaj burgim, por vetëm pak muaj më vonë, në dhjetor të vitit 2019 u liruan.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









