Gruaja
Pas Rita Orës, një tjetër shqiptare drejt skenave botërore
Dua Lipa është një tjetër vajzë shqiptare që po përcjell hapat e këngëtares Rita Ora. Vajza nga Prishtina, e cila jeton dhe studion në Londër, është vetëm 19-vjeçare dhe sapo ka publikuar këngën e re bashkë me videoklip me titull “New Love”.
Dua është e bija e solistit të rok grupit “Oda”, Dukagjin Lipa.
Në Angli ajo u bë e njohur në vitin 2013, kur ishte përzgjedhur të jetë pjesë e reklamës së kompeticionit më të madh në botë për zbulim të talenteve ‘X Factor UK’, derisa kohë pas kohe merret edhe me modelim.
Këngëtarja Lipa ishte përfolur edhe për një lidhje dashurie që kishte kohë më parë me rep këngëtarin nga Kosova, Ledri Vula.
Pas lansimit të këngës “New Love”, Dua ka fituar edhe vëmendjen e mediEve të huaja dhe të artistëve me famë botërore. Edhe grupi muzikor amerikan “Maroon 5” e ka vlerësuar talentin e këngëtares shqiptare. “Dua Lipa, një artiste e mrekullueshme”, kanë shkruar ata në faqen e tyre në internet.
“New Love” është kënga e parë nga Dua Lipa, e cila tashmë është në përgatitje të albumit të saj debutues, për të cilin ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur “Warner Bros Records”.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












