Bota
Pas referendumit grek, bie vlera e euros
Kursi i këmbimit të euros në tregjet valutore ndërkombëtare të hënën në mëngjes ka shënuar rënie kundrejt dollarit amerikan si rezultat i referendumit të së dielës në Greqi, me të cilin nuk është pranuar propozimi i kreditorëve për ndihmë financiare shtesë në këmbim të kursimeve të reja.
Në tregjet e huaja kursi i këmbimit euro kundrejt dollarit ka rënë në 1.1048 dollarë për euro.
Greqia aktualisht nuk ka para të mjaftueshme për të financuar detyrimet e saj të brendshme dhe të jashtme dhe partnerët nga eurozona dhe gjithë Bashkimi Evropian ofrojnë reforma të reja në këmbim të paketës së tretë financiare për vendit.
Megjithatë, grekët me shumicë hodhën poshtë propozimet e kreditorëve. Menjëherë pas referendumit të dielën në mbrëmje, kur u bë e qartë se do të fitojë opsion “Jo”, kursi i këmbimit të dollarit ra nën 1.1 dollarë për euro.
Të hënën ministri grek i Financave, Janis Varufakik, papritur dha dorëheqjen.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














