Lajme
Pas përplasjeve disa mujore, kalon me konsensus “Reforma në Drejtësi”
Kjo reformë që ishte kërkese e BE-së kaloi në orët e vona të natës, pas shumë përplasjeve të mëhershme ndërmjet taborit socialist dhe demokrat. U deshtë të përdoret trysni e madhe ndërkombëtare nga SHBA dhe BE
Pas marrëveshjes ndërmjet liderëve politikë dhe atyre ndërkombëtare, mbrëmë në orët e vona të natës, Parlamenti i Shqipërisë miratoi me një konsensus të plotë të të gjithë deputetëve Reformën në Drejtësi. Kjo reformë që ishte kërkese e BE-së kaloi në orët e fundit, pas shumë përplasjeve të mëhershme ndërmjet taborit socialist dhe demokrat.
Edhe gjatë ditës së djeshme, u deshën mbi 7 orë bisedime me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së Delegacionit të Bashkimit Evropian për të kapërcyer dhe pengesën e dalë në momentet e fundit, kur opozita këmbënguli për formulën e emërimeve nga ana e parlamentit të disa prej anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
“Sot, qytetarët, miqtë dhe skeptikët e reformës, gjejnë të kurorëzuar hapin e parë të rëndësishëm për të shëruar sistemin nga klientelizmi, mungesa e aksesit dhe e ndershmërisë, pandëshkueshmëria dhe korrupsioni, korporatizmi dhe mungesa e llogaridhënies. Reforma nuk do të jetë ndërrim persoash por krijim mekanizmash që ai të jetë efikas e profesional”, tha kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Fatmir Xhafaj.
Përfaqësuesi i opozitës në Komision Oerd Bylykbashi, ndërsa vlerësoi Reformën si një mundësi për të sjellë një drejtësi të barabartë për të gjithë, nuk i shmangu kritikat ndaj shumicës.
“Për fat të keq, të gjithë shqiptarët e kanë parë se si themeli i këtij procesi vazhdimisht ka qenë në konflikt dhe kjo ka qenë një zgjedhje e drejtpërdrejtë e kësaj shumice. Reforma u pa si një mjet për të goditur kundërshtarin. Nuk mundet që kushtetuta të jetë e themeluar mbi konfliktet dhe mungesën e konsensusit”, theksoi ai.
Pro reformës në drejtësi kanë votuar 140 vota. Me këtë votim, mediet shqiptare thonë se ka marrë fund “telenovela-Reformë në Drejtësi”.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në fjalën e tij para deputeteve se miratimi i kësaj reforme është nisja e një revolucioni, që do të nxjerrë tymin e zi të pallatit të padrejtësisë në Shqipëri. Sipas Ramës, fshesa e hekurt do të fshijë gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe politika nuk do te ketë dorë për të ndërhyre si natën ashtu edhe ditën.
“Vota e sotme do të çelë siparin e një revolucioni të shumëpritur në drejtësi. I siguroj të gjithë shqiptarët se gjykatësit e prokurorët e korruptuar do t’i fshijë nga sistemi i drejtësisë fshesa e hekurt e Vetting-ut ku trupat e zbatimit të reformës do të paraseleksiohen dhe do të mbështeten nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Në një luftë të egër, me killerat parelinj të drejtësisë së korruptuar shqiptare dhe me politikën e mbrapshtë e cila nuk do të heqë dorë asnjë ditë apo natë, në përpjekjen e marrë për ta ndalur historinë e re që sapo ka filluar”, deklaroi Rama.
Ajo që ra në sy është se nuk pati diskutim në emër të grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërsa gjatë fjalës së kryeministrit Rama, kryetari i Kuvendit Meta u largua nga salla.
ndërsa kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e vlerësoi të suksesshme arritjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi.
“Konsensusi rruga e vetme”, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i PR, duke shtuar se politika ka qenë fajtore ndër vite për mohimin e një pjesë të të drejtave të qytetarëve -“një pjesë të të drejtave të qytetarëve, ua kemi mohuar ne, politika” u shpreh ai.
Gjatë fjalës së tij nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi vlerëson se falë punës së opozitës u arrit një draft shumë më i mirë se fillestari.
“Sot, ne miratojmë një ndryshim që nuk ndryshon thjesht kushtetutën, por ndoshta do të çojë drejt një republike tjetër. Shpresa është se këto ndryshimet e sotme të na çojnë drejt një Shqipërie, një shteti që të jetë më i mirë. Sot, kjo është shpresë”, u shpreh deputeti Oerd Bylykbashi.
Ndërsa pas miratimit të Reformës në Drejtësi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar beteja e ardhshme e opozitës do jetë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila është beteja e ardhshme me mbështetje të plotë europiane dhe amerikane do të jetë premtimi ynë ndaj qytetarëve shqiptarë që bashkë me fundin e korrupsionit në drejtësi të marrë fund edhe pushteti i inkriminuar dhe korrupsioni rekord i këtyre 25 vite”, u shpreh Basha.
Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi Basha theksoi se ky konsensus mund të ishte arritur mbi një vit më parë, por nga Rama ajo ishte konceptuar si betejë politike.
“Nga kjo sallë duhet të kishim dalë me konsensus 1 vit e gjysmë më parë. Reforma në Drejtësi dhe vota për Reformën në Drejtësi janë një realitet. Urime shqiptarëve kjo është beteja juaj, e askujt tjetër”, theksoi Basha.
Sipas Bashës miratimi i Reformës për Drejtësi është një gur themeli për një aleat siç është drejtësia e pavarur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Sot duhet të ishte një ditë për bashkim, por retorika në Parlament vërteton se dita e parë e Reformës në Drejtësi është edhe fillimi i ditëve të fundit të kësaj qeverie. Sot opozita ka vënë një gur themeli për një aleat të fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, drejtësinë e pavarur, nesër beteja jonë kundër korrupsionit do të materializohet me çrrenjosjen e themelit të kësaj qeverie”, u shpreh ndër të tjera Basha.
Edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka përshëndetur, miratimin e Reformës në Drejtësi. Në faqen e ambasadës amerikane është publikuar mesazhi i tij, ku Lu e konsideron miratimin e kësaj reforme, një fitore për popullin shqiptar
“Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, i cili tani është shumë më i fortë”, thotë Lu.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











