Lajme
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
Një anëtar i ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë e mungesës së oksigjenit, pas një ulje emergjente muajin e kaluar, kanë raportuar mediat zvicerane.
Me kërkesë të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, zyra e prokurorit publik në Graz konfirmoi raportet përkatëse të medias të dielën. Shkaku paraprak i vdekjes është dëmtimi hipoksik i trurit dhe edema cerebrale, ka deklaruar zëdhënësi i prokurorit publik, Hansjörg Bacher.
Truri i 23-vjeçarit ishte dëmtuar rëndë për shkak të mungesës së madhe të oksigjenit dhe si pasojë ai ka vdekur.
Tani do të duhej të kryheshin ekzaminime kimike dhe histologjike për të zbuluar saktësisht se si kishte ndodhur ky dëmtim masiv i trurit. Do të duhen disa javë para se të dihet shkaku përfundimtar i vdekjes, tha Bacher, transmeton albinfo.ch.
Fluturimi SWISS LX1885, i cili ishte në rrugë nga Bukureshti për në Cyrih, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Graz për shkak të tymit në kabinë më 23 dhjetor.
Anëtar i ekuipazhit të kabinës vdiq në spital më 30 dhjetor.
Sipas Bacher, hetimet janë duke u zhvilluar edhe për rolin e luajtur nga maska e frymëmarrjes e stjuardesës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









