Lajme
Pas Gruevskit, Ahmeti takoi edhe Zaevin
Lidhja Social Demokrate ka zgjedhur të heshtë dhe nuk ka komentuar kushtet e vendosura nga partia e Ahmetit për krijimin e një qeverie
Pas takimit me liderin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskin, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është takuar me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev. Ky është takimi i parë në nivel udhëheqësish mes Ahmetit dhe Zaevit, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016.
Sipas një deklarate të BDI-së, në takim, në parim u diskutua për qëndrimet respektive që palët kanë prezantuar në këtë periudhë, pa hyrë në detaje ose biseda për çështje të veçanta konkrete.
Lidhja Social Demokrate, ndërkohë, ka zgjedhur të heshtë dhe nuk ka komentuar kushtet e vendosura nga partia e Ahmetit për krijimin e një qeverie, citon TCH.
Një ditë më parë, kreu i BDI-së u takua edhe me udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, duke pasur në plan të parë negociatat për një bashkëqeverisje të mundshme, por për rezultate konkrete duket se do të duhen takime të tjera.
Kërkesa thelbësore të BDI-së, që duket se i janë parashtruar të dyja partive politike kryesore maqedonase, janë zbatimi i dygjuhësisë në të gjithë territorin, zgjatja e mandatit të Speciales dhe vazhdimi i procesit të eurointegrimit. Këto kushte apriori i ka kundërshtur VMRO ndërsa LSDM nuk ka dhënë sinjale. Kërkesat e BDI-së janë edhe kërkesat e të gjitha partive shqiptare.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












