Bota
Pas Francës, Gjermania thyen rekord për temperaturat e larta
Pas Francës, raportohet se edhe Gjermania ka thyer rekordin kombëtar të temperaturës më të lartë të arritur ndonjëherë.
Të premten termometri shënoi 45.9 gradë Celsius në një rajon të Francës, rekord absolut për vendin. Ndërsa të dielën, në Bad Kreuznach, në Renania-Palantinato, mërkuri u ndal në 38.9 gradë Celsius, rekord gjerman për muajin qershor.
Ndërsa rekordi absolut në Gjermani është 40.3 gradë Celsius.
Për momentin, janë raportuar të paktën tetë viktima në Europën Perëndimore, për shkak të valës së të nxehtit saharian, katër në Francë, dy në Spanjë dhe dy në Itali.
Edhe Papa Francesku, në meshën e të dielës në Shën Pjetër, është lutur për ata që vuajnë nga i nxehti, të sëmurë, të moshuar, njerëz që duhet të punojnë jashtë, në kantiere.
Temperaturat ndërkohë nuk pritet të zbresin ditët e ardhshme. Nga e hëna e në vijim temperaturat maksimale do të variojnë nga 33 deri në 37 gradë Celsius, me ndonjë trazirë të vogël në mesjavë, dhe kthjellim dhe vijim të të nxehtit në ditët që pasojnë, transmeton TCH.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











