Lajme
Pas dëbimit të dytë nga Zvicra, reperi Besko jeton në Shqipëri
Besijan Kacorraj prej 20 vitesh përcillet nga “SRF”. Rezultat i kësaj është një dokumentar mbresëlënës që u transmetua mbrëmë, të enjten
37-vjeçari Besijan Kacorraj i njohur si reperi Besko ka mbajtur burg disa herë në Zvicër. Njëherë, në vitin 2016, përkundër një presioni medial, ai qe dëbuar në Kosovë.
Pastaj, ai, në kohën sa ishte në Kosovë, ishte lejuar të bënte një vizitë në Zvicër, tek i biri, shkruan albinfo.ch. Gjatë asaj kohe Besko qe arrestuar pasi kishte plaçkitur një filial poste. Pas kësaj, erdhi dëbimi i dytë.
Besijan Kacorraj prej 20 vitesh përcillet nga “SRF”. Rezultat i kësaj është një dokumentar mbresëlënës që u transmetua mbrëmë, të enjten.
Kacorraj sot mbush 37 vjeç. Qysh si adoleshent ai kishte “rrëshqitur” në rrugë të gabuar. Ishte burgosur për më shumë se pesë vjet, për një grabitje të armatosur, të bërë në vitin 2009.
Ai kishte filluar të bëjë rap prapa grilave dhe merr emrin artistik “Besko”. Në vitin 2016, Besko qe dëbuar në Kosovë, pavarësisht se është rritur në Zvicër.
Votimi në atë kohëi Iniciativës Popullore për dëbimin e të huajve me dosje krimi është fatal për të, pasi me këtë iniciativë ai “përmbushte kushtet” për tu dëbuar, shkruan albinfo.ch. Kjo, përkundër mbështetjes që gëzonte nga shumë media dhe disa politikanë, madje edhe të SVP-së, partisë që kishte udhëhequr iniciativën në fjalë.
Ai në atë kohë thoshte: “Unë jam ndjerë gjithmonë si zviceran”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











