Fotolajmi
Pas Brexit, të pasurit bëhen më të pasur në Britani
Pavarësisht Brexit, pasuria totale e një mijë më të pasurve dhe familjeve që jetojnë në Britani u rrit me 14 për qind vitin e kaluar, në 658 miliardë paund (777 miliardë euro), raporton “Sunday Times” të hënën, përcjell albinfo.ch.
Paga mesatare në Britani u rrit me pesë për qind gjatë një periudhe prej rreth 10 vjetëve, sipas statistikave, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi pritur referendumin që të ketë efektin e një dushi të ftohtë, por kjo nuk ka ndodhur”, tha “The Sunday Times”, duke iu referuar pasojave të referendumit për braktisjen e Britanisë nga BE-ja, të mbajtur më 23 qershor të vitit të kaluar, kur shumica e britanikëve vendosën për të lënë bllokun evropian.
Vitin e kaluar 19 miliarderët rritën pasurinë e tyre me më shumë se një miliard paund.
Lista e një mijë më të pasurve në Britani ka një total prej 134 miliarderësh, 14 më shumë se në vitin 2016, ku përfshihen dy atletët aktivë, 20 pop yjet, 38 aristokratë dhe 130 gra, thotë “The Sunday Times”.
Këngëtarja Adele është në listë me 125 milionë paund.
Me pasuritë me 110 milionë paund janë edhe kitaristi më i pasur dhe legjendar, Pink Floyd, David Gilmour, mesfushori i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic dhe autori i “Fifty Shades of Grey”, I.L. James.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













