Futboll
Pas Avdullahut, Zvicra shqetësohet për humbjen e talenteve me rrënjë të huaja
Blick: Tairi e Rexhaj prej talentëve më të mëdhenj që ka Zvicra
Pas vendimit të Leon Avdullahut për të zgjedhur Kosovën, në Zvicër është rritur shqetësimi për humbjen e futbollistëve me prejardhje nga vende të tjera. Drejtori i përfaqësueses helvetike, Pierluigi Tami, ka pranuar se mbi 70% e lojtarëve të ekipit kombëtar kanë shtetësi të dyfishtë, transmeton albinfo.ch.
Gazeta zvicerane Blick ka analizuar këtë fenomen, duke theksuar se përfaqësuesja aktuale dhe ekipet e grupmoshave janë të mbushura me futbollistë me origjinë të huaj, përfshirë shumë shqiptarë.
Në skuadrën A, kapiteni Granit Xhaka është i vetmi shqiptar aktiv, ndërsa Ardon Jashari mungon për shkak të lëndimit. Megjithatë, disa lojtarë të rinj si Zidan Tairi dhe Agon Rexhaj po spikasin në grupmoshat e reja dhe mund të vendosin në të ardhmen për Kosovën apo Shqipërinë.
Tairi, një dhjetës teknik me rrënjë nga Maqedonia e Veriut, luan për U19 të Zvicrës dhe Hoffenheimin në Gjermani. Ndërkohë, Rexhaj është sulmues i talentuar i Baselit, i njohur për efikasitetin para portës dhe i kualifikuar për të përfaqësuar disa shtete.
Në sfidën ndaj Kosovës të premten, më shumë se gjysma e futbollistëve të Zvicrës do të jenë me prejardhje të huaj — një realitet që e pasqyron ndikimin e diasporës, por edhe sfidat për ta mbajtur këtë talent në kuadër të përfaqësueses zvicerane. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













