Shkurt.ch
Pas 5 muajsh e kupton se ka fituar 23 milionë
"Për vete dua t`i blej vetëm një palë atlete", ka thënë fituesja e 23 milionë dollarëve
Një grua e moshuar në Kalifdorni, SHBA, kishte harruar për plot 5 muaj në veturë biletën e lotarisë. Halli ishte se bëhej fjalë për biletën fituese, me të cilën ajo mund të tërhiqte 23 milionë dollarë. Për 5 muaj ajo ka ngarë pa e ditur, veturën në të cilën ka pasur një shumë kaq të madhe parash.
Biletën ia kishin blerë të bijat, ka sqaruar plaka më vonë. Dhe, vetëm fotografia nga kamera vëzhguese e kioskut ku shihet e bija duke blerë biletën, që doli në lajmet e televizionit, ia ka përkujtuar asaj se është fituesja.
Pak ditë para se t`i dilte afati biletës, 69 vjeçja ka shkuar për ta marrë çmimin e fituar. Me paratë e fituara, kjo nënë e shtatë fëmijëve dëshiron t`i mbështesë financiarisht fëmijët dhe nipërit e saj. “Për vete dua t`i blej vetëm një palë atlete”, ka thënë ajo për mediet amerikane.
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











