Lajme
Pas 29 vjetësh në Gjermani, mërgimtari kthehet me familje për të jetuar në Kosovë
I njohur me nofkën Bushi, Ibrahim Islami tash e 29 vjet jeton së bashku me familjen në Gjermani. Mirëpo jeta e tyre do të marrë një drejtim tjetër. Ai ka vendosur që bashkë me familjen dhe fëmijët të kthehet për të jetuar në Kosovë, shkruan Albinfo.ch.
Edhe pse fēmijët e tij tash e sa kohë janë nëpër shkolla në Gjermani, sipas Bushit, tash e tutje ata do të vazhdojnë shkollimin dhe edukimin në Kosovë, raporton albinfo.ch.
Një vendim të tillë ai e ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij social Facebook.
“Të nderuar miq, pas qëndrimit në mërgim rreth 29 vjet bashkë me familjen time nga viti 1991, kam vendosur që fëmijët e mi t’i kthej në atdheun tim pas afër 30 vjet pune. Fëmijët e mi janë lindur, rritur dhe po shkollohen në Gjermani.
Tash e tutje nga ky vit do të jetojnë, shkollohen dhe edukohen në Kosovë. Kētë vendim e kam marrë për shumë arsye, e arsyeja kryesore është që fëmijët e mi të jetojnë në vendin e prindërve, gjyshërve, familjes dhe rrethit të tyre. Veç unë e di çka është të jetosh dhe të punosh larg familjes, shoqërisë dhe vendit ku ke lindur. Tē gjithë bashkatdhetarët të cilët i kanë mundësitë financiare, të mendojnë për kthimin e fëmijëve të tyre tek familja, lagjia, qyteti, dhe shoqëria nga vijmë. Nuk janë vendime të lehta, por që vendit ja kthen rininë e cila po ikin dhe vendi po tkurret. Çdo kthim i rinisë nga perendimi është vlerë për shtetin e Kosovës, në të gjitha aspektet. Kosova është vendi ku jemi lindur, vendi ku jemi rritur dhe vendi ku duhet kontribuar deri në vdekje”, shkruan Ibrahim Islami, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











