Lajme
Pas 19 majit, Austria pritet t’i kthehet jetës normale
Më pak se një javë kanë mbetur deri në hapjen e madhe të gastronomisë, turizmit, kulturës dhe sportit në gjithë Austrinë.
Masat e Covid-19 do të zbuten. Por, do të vazhdohen rregullat e caktuara nga Qeveria austriake. “Numri i njerëzve të infektuar po bie, ai i atyre që janë duke u vaksinuar po rritet”, ka thënë kancelari Kurz.
Numri i infeksioneve të reja tash e sa ditë rresht është nën 1 mijë. Austria është tani më mirë se Gjermania për incidencë shtatëditore, shkruan oe24.at.
Mirëpo, si parakusht për t’i frekuentuar këta sektorë mbeten zbatimi i “3 G-së: geimpft, getestet, genesen” (të vaksinuar, të testuar apo të rikuperuar), përcjell albinfo.at.
Gastronomia
Mbyllja e lokaleve të gastronomisë do të bëhet në orën 22:00.
Zbatimi i 3 G-së: Hyrja në këto lokale do të jetë e mundur vetëm duke zbatuar rregulloren e “3 G-së”(I testuar, vaksinuar apo i rikuperuar).
Regjistrimi: Nëse shkoni në restorante apo kafene dhe dëshironi të qëndroni më shumë se 15 minuta, atëherë regjistrimi me të dhënat tuaja, është i obligueshëm.
Hapja e plotë: Gastronomia do të hapet si brenda ashtu edhe jashtë. Brenda lokaleve të gastronomisë në një tavolinë mund të uleni deri në katër persona (plus fëmijët), në ambientet e jashtme, pra në tarracë deri në dhjetë persona.
Marrja me vete: Të merrni ushqimin me vete nga lokalet e gastronomisë do të jetë e mundshme sipas orarit të caktuar të punës: nga ora 05:00 deri në orën 22:00.
Shkollat:
Mësimi do të fillojë me orar të plotë. Nga data 17 maj, fëmijët do të kanë mundësi të vijojnë mësimin në klasat e tyre dhe me orar të rregullt, pesë ditë në javë.
Testet e rregullta antigen janë si parakusht për të vijuar mësimin. Nxënësit do të testohen çdo 48 orë.
Dyqanet tregtare:
Rregulli “3-G” nuk është i domosdoshëm.
Nuk do të kërkohet asnjë dëshmi. Por parakusht mbetet rregulli 20 m2 për secilin klientë.
Maska dhe mbajtja e distancës minimum prej 2 metrave janë të detyrueshme.
Megjithatë dëshmia e “3 G-së” mbetet në fuqi nëse shkoni të floktari apo secili sallon ondulimi. Po ashtu për secilin klientë, nevojitet sipërfaqe 10m2.
Sporti:
Zbatohet rregulli i “3 G-së”.
Të gjitha sportet janë të lejuar, edhe ato që kanë kontakt me persona tjerë.
Nuk kërkohet maskë apo distancë gjatë lojës.
Sportet në fushat e hapësirave publike mund të praktikohen deri në dhjetë persona.
Ngjarjet kulturore:
Për vizita në muze, teatër e tjera nuk kërkohet dëshmia e “3 G-së”. Ndryshe kërkohet maskë dhe regjistrim për të gjitha ngjarjet kulturore
Për ndonjë event deri në 10-të persona nuk është e nevojshme leja.
Rregulli i “3 G-së” zbatohet për më shumë se 10-të persona. Për eventet mbi 51 persona duhet marrë lejen nga autoritetet përkatëse. Po ashtu obligohen të pranishmit që të mbajnë maskë dhe midis personave duhet të jetë një ulëse e zbrazët.
Dasmat mund të organizohen deri në 50 persona.
Në ambientet e jashtme lejohen të mbahen aktivitete deri në 3 mijë persona, ndërsa në ambiente të brendshme deri në 1.500 persona.
Aktivitetet gjatë kohës së lirë:
Regjistrimi për hyrje në pishina nuk do të kërkohet. Por rregulli i “3 G-së” është i obligueshëm.
Ndërkohë për vizitat në pishina me ambient të brendshëm përveç “3 G-së” është i detyrueshëm edhe regjistrimi.
Puna në zyre:
Kërkesa për mbajtjen e maskës në vendin e punës është e obligueshme, kur brenda një zyre punojnë disa persona.
Në rast se në atë dhomë pune, punon vetëm një person, nuk obligohet mbajtja e maskës.
Persona që kanë kontakt me klientë, duhet të testohen të paktën një herë në javë. (Përjashtim bëjnë: personat e vaksinuar apo të shëruar nga Covid -19).
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










