Lajme
Pas 17 vjetëve, vëllezërit Buja ikin nga PDK
Ramë Buja, në letrën e dorëheqjes, thotë se po ikë nga PDK pas çorientimit që ka marrë subjekti i formuar dikur nga ish-njerëzit e luftës. Kurse Shukri Buja, ish deputet, iku nga PDK dhe iu bashkua NISMË-s
Një ditë pasi Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) e ka braktisur Shukri Buja, ish-kryetari i Komunës së Lipjanit dhe ish-komandanti rajonal i UÇK-së në Nerodime, këtë parti e ka braktisur edhe vëllai i tij, Ramë Buja, njëri nga themeluesit e Partisë së Kadri Veselit dhe ish ministri i Arsimit në qeverisjen e Hashim Thaçit. Ikja e vëllezërve Buja nga kjo parti shihet si pakënaqësi që kanë “të vjetrit” me udhëheqjen e re.
Ramë Buja, në letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar sot kryesisë së partisë dhe kryetarit Kadri Veseli, thotë se po ikë nga PDK pas çorientimit që ka marrë subjekti i formuar dikur nga ish njerëzit e luftës.
“Degradimi që po ndodh (qofsha i gabuar) do ta trazojë e çorientojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqes dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën në kam humbur besimin përfundimisht”, theksohet në letrën e dorëheqjes, nënshkruar nga Ramë Buja.
Ai ka thënë se arsyet për dorëheqjen e tij janë të shumta dhe se nuk ka dashur që t’i përmend në këtë rast.
Dorëheqja e Ramës, vjen vetëm një ditë pasi vëllai i tij më i vogël, Shukri Buja iku nga PDK duke iu bashkuar Partisë NISMA, që drejtohet nga Fatmir Limaj.
Në konferencën për emdia mbajtur në NISMA, Ish-deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ka thënë se pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Partinë Demokratike të Kosovës ka vendosur që të kalojë në radhët e Nismës për Kosovën, pasi që i janë mbyllur të gjitha shtigjet nga PDK-ja. Me rastin e aderimit në Nisma, ka deklaruar se kalimi në subjektin e ri politik madje mund të jetë edhe i vonuar, por jo edhe i rastësishëm.
“Pas mbylljes së të gjitha shtigjeve siç thotë Kafka, shtigje të hapura duke ecur dhe unë pas mbylljes së këtyre shtigjeve gjeta një shteg. Dhe atë shteg e gjeta te bashkëluftëtarët e mi, tek shokët e mi të veprimit të ilegales së më hershme, te shokët e mi të veprimit të pas luftës dhe po eci bashkë me ta në drejtim të realizimit të qytetarëve, në veçanti të synimeve programore të Nismës”, tha Shukriu.
I pyetur rreth koalicionit të Nismës me PDK-në, Buja u shpreh se do të veprojë me Nismën dhe se do t’i mbështesë vendimet e organeve të kësaj partie.
Ndryshe, vëllezërit Buja mbeten jashtë listave zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit. Derisa Ramë Buja, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka qenë ministër i Arsimit, Shukriu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në nomenklaturën e kaluar.
Performanca e tyre, duket se nuk i ka bërë përshtypje Kadri Veselit, pasi Rama nuk u tregua fleksibil për ta orientuar arsimin kosovar në drejtimin e duhur. Madje nën menaxhimin e tij PISA e qiti Kosovën në “fund të pusit” për cilësi arsimi. Kurse Shukriu sa ishte kryetar i Lipjanit u akuzua për shumë parregullsi, korrupsion e nepotizëm në komunë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












