Lajme
Pas 10 janarit s’ka mallra pa doganë
Institucionet e Kosovës ua bëjnë me dije serbëve në veri se me datën 10 janar, hiqet masa lehtësuese për futjen e mallrave nga Serbia në Kosovë pa doganë, deri në masën 3.5 tonë
Autoritet kosovare janë të vendosura që me 10 janar t’i japin fund hyrjes së mallrave pa doganë, nga Serbia për në Kosovë në masën prej 3.5 tonë. Sipas institucioneve kosovare, marrëveshja që ka nisë të aplikohet nga data 21 dhjetor në dy pikëkalimet kufitare të veriut, në Bërnjak dhe Jarine, ka qenë vetëm masë lehtësuese për festat e fundvitit.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kosova është një territor unik doganor dhe si i tillë do të mbetet. Dogana e Kosovës, siç raporton “Zëri” do të zbatojë legjislacionin që është në fuqi, duke doganuar çdo mall që hyjnë në Kosovë, në cilën do pikë kufitare.
Ndryshe, me 10 janar, grupet punuese për zbatimin e IBM-se të Prishtinës dhe Beogradit do të takohen në Bruksel për shqyrtuar ecurinë e deritashme të zbatimit të IBM-së dhe për hapat e mëtutjeshëm për funksionalizimin edhe të dy pikave tjera. Mirëpo në Prishtinë thonë se për 3.5 tonshin nuk do të diskutohet më.
Behar Selim është deputet i mazhorancës në Kuvendin e Koosvës dhe njëri nga njohësit me të mirë të çështjeve ndërkufitare. Ai ka thënë se lehtësimi që iu është bërë serbëve në veri për festat e fundviti, duhej të hiqej menjëherë për faktin se do të mund të krijojë shprehi dhe praktika të këqija.
“Këtë lloj lehtësimi që uështë bërë në këtë rast qytetarëve serb nuk mund ta fusë në kornizën profesionale, mirëpo politikisht mund ta kuptoj dhe ta arsyetoj. Ndërkaq a do të duhej të hiqej, mendoj se po. Sepse shfaqet droja që nëse vazhdohet krijohen shprehi të këqija, praktika të këqija dhe më vonë do ta kemi më të vështirë që edhe me mjete politike të merremi vesh që të hiqen ato”, ka thënë Selimi.
Ndërkaq Fisnik Rexhepi, udhëheqës i ekipeve teknike për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, ka thënë se lehtësimi për mallrat që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë për serbët e veriut deri në 3.5 tonë ka qenë masë lehtësuese për festat e fundvitit.
“Ky ka qenë një fleksibilitet nga ana jonë për të lejuar hyrjen e mallrave për konsum personal”, ka thënë Rexhepi, sipas të cilit, masa prej 3.5 tonësh ka qenë në fuqi prej 21 dhjetorit dhe do të vazhdojë deri më 10 janar. “Ndërkohë që pas dhjetë janarit Dogana e Kosovës zbaton legjislacionin i cili është në fuqi”, ka thënë ai.’
Eksperti për çështje ekonomike, Ibrahim Rexhepi, ndërkaq thotë se masa prej 3.5 tonësh që ka qenë e lejuar të hyjë nga Serbia për në Kosovë ka qenë si një benificion për qytetarët serbë në veri. Mirëpo, sipas tij, kjo masë nga 10 janari duhet të ndërpritet, sepse sipas ligjeve në Kosovë, ato është dashur të aplikohen edhe atje.
“Gjithqysh masa prej 3.5 tonësh duhet të hiqet, sepse jo vetëm që e dëmton Kosovën financiarisht por kjo tregon që Kosova nuk ka shtrirje, nuk ka pushtet dhe ligjet nuk funksionojnë njësoj në të gjitha pjesët e saj”, citon “Zëri” ekspertin Rexhepi.
Ai ka shtruar pyetjen pse në veri lejohen të hyjnë mallra në masë prej 3.5 tonësh, ndërkaq në pikat tjera nuk lejohet.
“Nëse dëshiron që Qeveria e Kosovës t’u krijojë privilegje serbëve në veri, atëherë këtë duhet ta rregullojë me ligj e jo “ad hoc” apo sipas vullnetit dhe presionit prej palëve, qoftë prej serbëve në Kosovë apo prej Beogradit”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













