Lajme
Parukieri shqiptar në Gjermani që stilon shumë artistë të njohur
Nga Kosova në Gjermani. Ardian Haziri është parukieri shqiptar në Gjermani që ka një histori suksesi shumë frymëzuese.
Ai e ka nisur nga zeroja. Fillimisht jetonte në Kosovë, ku është detyruar të ruajë edhe lopët. Më pas emigroi në Gjermani, ku pa ditur gjuhën, u detyrua nga nevoja të punonte parukier.
“Në atë kohë kam qenë i ri në Kosovë, jam shumë i kënaqur që në jetën time kam kaluar shumë histori, si ajo që shkoja për të ruajtur lopët, historia në luftë, ajo pas lufte dhe ndërkohë më 2004 kam ardhur në Gjermani. Dy vjet i kam pasur shkollë në Gjermani. Edhe punimi frizer dhe stilist nuk kam pasur qejft të bëhem. Por kreva dy vjet shkollë dhe gjuhën nuk e dija mirë. Unë kam pasur dëshirë të bëhem arkitekt, kam pasur pasion ndërtimet. Por nuk dija gjuhën, shkollën nuk e vazhdova. Më mori xhaxhi me zor në punë. Mirëpo, mua më pëlqen arti dhe kjo punë e tillë është”, zbuloi ndër të tjera ai për media.
Më tej, Ardiani u ndal te suksesi aktual si parukier në Gjermani, ku stilon personazhe të njohur, si futbollistë dhe artistë.
“Jurgen Klopp është si shok, njëri i veçantë, nuk është mendjemadh, me ndjenja shumë të mira.
Më ka ndihmuar shumë dhe më ndihmon. Shifra më e madhe që më ka lënë mua është Mario Götze, më ka lënë 500 euro”, shtoi ai.

E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













