Lajme
Parukierët në Zvicër do të marrin paga dukshëm më të larta
Pagat në sektorin e parukerisë do të rriten deri në 700 franga në muaj gjatë katër vjetëve të ardhshme. Kjo korrespondon me një rritje deri në një të pestën. Gjithashtu, leja e atësisë do të rritet në 13 ditë me pagesë të plotë, përcjell albinfo.ch.
Nga viti i ardhshëm do të ketë më shumë paga në fushën e parukerisë. Paga minimale do të rritet me 440 franga në muaj për punonjësit e kualifikuar që kanë kryer një stazh praktik, njoftoi të premten sindikata Syna.
Kjo korrespondon me 5280 franga në vit (rritje). Gjysmë të kualifikuarit me certifikatë profesionale pas një praktike dyvjeçare marrin 340 franga më shumë në muaj dhe personat e pakualifikuar marrin 420 franga më shumë në muaj.
Kujtojmë se paga mesatare e frizerëve që punojnë në sallone në Zvicër është rreth 4 mijë franga.
Marrëveshja kolektive e punës për sektorin e parukerisë, e rinovuar nga sindikata Syna, hyn në fuqi më 1 janar 2024 dhe është e vlefshme deri në vitin 2027. Ajo prek rreth 11,000 punonjës në 4,232 sallone flokësh në gjithë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










