Kosova
Partitë shqiptare garojnë bashkë kundër Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut
Ato kanë aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me emrin ‘Iniciativa qytetare Mitrovica’.
Partitë politike shqiptare për herë të parë janë bërë bashkë në komunën e Mitrovicës së Verkut për të garuar së bashku kundër Listës Serbe, e cila ka shumkcën absolute në këtë pjesë të Kosovës, transmeton Albinfo.ch.
Skënder Sadiku është kandodati konsensual i cilo do të jetë bartës i listës i partive shqiptare për Asamble komunale në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në këtë komunë, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesë e listës do të jenë edhe komunitetet që nuk i përkasin etnisë serbe.
“Jemi bërë bashkë Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK, AAK, Koalicioni VAKAT, AKR, shoqëria civile, komuniteti RAE dhe kemi vende të rezervuara edhe për ata serbë që mendojnë ndryshe nga një monopol partiak që është tani në veri”, thotë Azemi.
Ai është i bindur se të bashkuar do të mund ta mposhtin Listën Serbe.
“Ne nuk jemi bllok kundër askujt, jemi bërë bashkë për veten dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve që jetojnë në veri. Ne i kemi hyrë kësaj gare për të normalizuar dhe për të demokratizuar jetën në veri”, thotë Azemi.
Këto parti së bashku kanë aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me emrin ‘Iniciativa qytetare Mitrovica’.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









