Kosova
Partitë politike kosovare prezantojnë slloganet për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë ka hyrë në një fazë të re, ku subjektet politike po shpalosin mesazhet dhe slloganet kryesore me të cilat synojnë të bindin elektoratin.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në këtë fushatë po paraqitet me slloganin “Siguri dhe begati. Mos lësho pe!”. Përmes këtij mesazhi, partia në pushtet thekson prioritetet e saj në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve, duke u bërë thirrje votuesve të këmbëngulin në këto objektiva, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zgjedhur slloganin “Bashkë. Përpara.”, të shoqëruar me mesazhin “Për të gjithë qytetarët. Për Kosovën”. PDK-ja thekson rëndësinë e unitetit politik dhe angazhimin për avancimin e vendit përmes një vizioni të përbashkët zhvillimor.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka prezantuar slloganin “Zgjidh shpresën. Zgjedhni punën. Zgjedhni LDK-në.”. Me këtë mesazh, LDK-ja synon të tërheqë votuesit duke vënë theksin në stabilitetin institucional, punësimin dhe rikthimin e besimit në qeverisje.
Me afrimin e datës së zgjedhjeve, pritet që partitë politike të intensifikojnë aktivitetet e tyre dhe prezantimin e programeve konkrete për qytetarët.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim













