Maqedonia
Partitë maqedone kundërshtojnë projektligjin për shtetësi
Partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kundërshtojnë Projekt-Ligjin për Shtetësi, të propozuar nga koalicioni opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Disa pjesë të ligjit nuk kanë qenë të pranueshme për LSDM-në në pushtet, ndërsa VMRO-DPMNE ka shkuar një hap më tej, duke propozuar mijëra amendamente kundër draftit për shtetësinë. Qëllimi është që përmes numrit të madh të amendamenteve të bllokohet ligji në procedurë parlamentare pafundësisht, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Kryetarët e partive opozitare shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, paralajmëruan se tani e tutje do të përgjigjen me të njëjtën monedhë, duke bllokuar çdo ligj në Kuvend.
“Nga ky moment ne paralajmërojmë, çdo ligj që vjen në parlament, pa marrë parasysh me çfarë ka të bëjë, ne do të sillemi njëlloj me mijëra amendamente, derisa nuk hiqen amendamentet që e bllokojnë ligjin që ka të bëjë me të qenurit njeri. Ligjin i cili ka për qëllim që t’u kthejë dinjitetin këtyre njerëzve të nëpërkëmbur për 30 vite”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët
Kryetari i Alternativës , Afrim Gashi madje tha se qasja me të cilën refuzohet ligji nga dy partitë maqedonase është tejet anti-shqiptare.
“Sot ne, qoftë nga LSDM-ja, qoftë nga VMRO-ja po e shohim të njëjtin avaz. Nga njëra anë LSDM-ja nuk e pranon të tërin ligjin, ndërsa VMRO-ja me amendamente e bllokon të njëjtin ligj. Kjo ne na tregon se ka një qasje anti-shqiptare dhe tendencioze, duke e trajtuar këtë ligj si ligj që i avancon të drejtat e shqiptarëve”, u shpreh ai.
Propozim Ligji për Shtetësi synon të lehtësojë procedurat për marrjen e shtetësisë për personat që janë lindur e rritur në Maqedoninë e Veriut, por nuk kanë asnjë shtetësi. Sipas analizave të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, bëhet fjalë për mijëra qytetarë pa shtetësi, shumica prej tyre shqiptarë.
Ndërkohë, pas shumë mosmarrëveshjeve mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, kundërshtimi i këtij ligji ishte ndër temat e rralla ku u pajtuan. Sot kryeministri Zaev gjatë një interviste për media maqedonase, i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që t’i bashkohen Qeverisë, siç tha ai, sipas shembullit të dy partive më të mëdha gjermane.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










