Bota
Partia kundër emigrantëve në Gjermani dënohet me 400 mijë euro
Gjoba është pengesa më e fundit për AfD, një parti kundër emigrantëve, bashkë-udhëheqësi i të cilit Alice Weidel tashmë është duke u hetuar nga prokurorët me dyshimin për shkelje të rregullave të dhurimit ndaj partisë
Vëzhguesi parlamentar i Gjermanisë ka urdhëruar që opozita e ekstremit të djathtë, Alternativë për Gjermaninë (AfD) të paguajë një gjobë prej më shumë se 400,000 euro, për shkeljen e rregullave të donacioneve të partisë.
Partia tha se do të apelojë ndaj vendimit të administratës së parlamentit, i cili tha se AfD kishte shkelur rregullat që ndalonin partitë gjermane nga marrja e donacioneve nga entitete jashtë Bashkimit Evropian.
Mediat gjermane kanë raportuar se dy anëtarë të AfD-së kishin financuar fushatat e tyre në dy zgjedhjet shtetërore gjermane në 2016 dhe 2017, pjesërisht me donacionet nga Goal AG, një kompani publike me bazë në Zvicër, e cila nuk është anëtare e BE.
Një zëdhënës i Bundestagut, dhomës së ulët të parlamentit të Gjermanisë, nuk ishte menjëherë në dispozicion për komente. Kompania zvicerane gjithashtu nuk dha komente për rastin në fjalë, transmeton “TCH”.
Gjoba është pengesa më e fundit për AfD, një parti kundër emigrantëve, bashkë-udhëheqësi i të cilit Alice Weidel tashmë është duke u hetuar nga prokurorët me dyshimin për shkelje të rregullave të dhurimit ndaj partisë, përcjell albinfo.ch.
AfD tha se vendimi për ta gjobitur ishte i motivuar politikisht. Ai tha se dy anëtarët e partisë të akuzuar për marrjen e donacioneve, Joerg Meuthen dhe Guido Reil, po konkurrojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në muajin e ardhshëm.
Partitë kryesore politike të Gjermanisë refuzojnë të punojnë me AfD-në, e cila u fut në parlamentin kombëtar për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2017.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














