Jeta në Zvicër
Parlamenti vendos kundër të drejtës së votës për të huajt
Pas hedhjes poshtë nga parlamenti, iniciativa do të hidhet për votim nga populli me të drejtë vote, i cili do ta thotë fjalën e fundit
Të huajt në kantonin e Schaffhausen-it as në të ardhmen nuk do të kenë të drejtë vote dhe të drejtë për t`u zgjedhur. Kështu është vendosur në Parlamentin e Kantonit, ku 41 vota kanë qenë kundër kësaj të drejte dhe 17 vota pro asaj. Votimi në parlament është bërë në lidhje me “Iniciativën për Demokraci” të Listës Alternative (AL).
Pas hedhjes poshtë nga parlamenti, iniciativa do të hidhet për votim nga populli me të drejtë vote, i cili do ta thotë fjalën e fundit.
Iniciativa kërkon që të bëhet një ndryshim në kushtetutën e kantonit, ashtu që të huajt të mund të votojnë për çështje të niveleve komunale dhe kantonale.
Të gjithë të huajt ë kanë përgjegjshmëri juridike, që kanë jetuar së paku pesë vite në kantonin e Schaffhausen-it dhe që kanë të drejtën e përhershme (C) ose vjetore (B) të qëndrimit në Zvicër, sipas iniciativës, duhet të ketë të drejtë vote, aktive dhe pasive. (albinfo.ch&sda)
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










